LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët zviceranë zbulojnë ilaçin që lufton edhe coronavirusin

Shkencëtarët zviceranë zbulojnë ilaçin që lufton edhe coronavirusin

Është bërë e ditur se studiuesit zviceranë dhe britanikë kanë modifikuar molekulat e sheqerit në mënyrë që ato të jenë të afta, me anë të kontaktit të thjeshtë, të shkatërrojnë viruset, pa toksicitet për njerëzit. Prandaj, thuhet se kjo metodë mund të zbatohet, për shembull, për coronavirusin e ri në Kinë.

Gjithashtu sipas informacioneve të fundit, thuhet se substancat e ashtuquajtura “virusevrasëse”, të tilla si zbardhuesi (bleach në anglisht – klori në shqip – candeggina në italisht), i shkatërrojnë viruset me anë të kontaktit të thjeshtë, por ato nuk mund të aplikohen në trupin e njeriut pa shkaktuar dëme serioze, vuri në dukje Universiteti i Gjenevës (UNIGE) në një deklaratë.


Nga ana tjetër shumica e ilaçeve antivirale të sotme funksionojnë duke penguar rritjen e viruseve, por janë të paaftë t’i shkatërrojnë ato.

“Për t’i kapërcyer këto dy pengesa dhe që të jemi në gjendje të luftojmë në mënyrë efektive kundër infeksioneve virale, ne gjetëm një kënd sulmi krejtësisht të ndryshëm”, thekson Caroline Tapparel Vu, një profesore në departamentin e mikrobiologjisë dhe mjekësisë molekulare të UNIGE, e cila drejtoi përpjekjen kërkimore me Francesco Stellaccin, profesor në fakultetin e shkencave inxhinierike dhe teknikave të Shkollës Federale Politeknike të Lozanës (EPFL).

Johelmuese, jo toksike

Duhet theksuar se studiuesit zviceranë kishin prodhuar më parë një antiviral me bazë ari. Duke aplikuar të njëjtin koncept, ata këtë herë kanë arritur të zhvillojnë një antiviral duke përdorur derivate natyrale të glukozës, të quajtura ciklodekstrina, sipas një artikulli të botuar në revistën Science Advances, transmeton albinfo.ch.

“Avantazhet e ciklodekstrinave janë të shumta: madje edhe më biokompatibile se ari, dhe më të lehta për t’u përdorur. Ato nuk shkaktojnë një mekanizëm rezistence dhe nuk janë toksike”, tha Samuel Jones, një studiues në Universitetin e Mançesterit, i cili u citua nga një deklaratë shtypi UNIGE, citon Voal.

“Për më tepër, ciklodekstrinat janë përdorur tashmë gjerësisht, veçanërisht në industrinë ushqimore, çka do të lehtësonte tregtimin e trajtimeve farmaceutike, duke i përdorur ato me kontakt të thjeshtë,” shprehet  Valeria Cagno nga UNIGE.

Me kontakt të thjeshtë

Ajo çfarë duhet të potencohet në këtë studim, është se molekulat e modifikuara të sheqerit i tërheqin viruset përpara se t’i inaktivizojnë në mënyrë të pakthyeshme ato. Duke prishur shtresën e jashtme të virusit, ato arrijnë të shkatërrojnë grimcat infektive me kontakt të thjeshtë, në vend që të bllokojnë vetëm rritjen e virusit.

Andaj, ky mekanizëm duket se funksionon pavarësisht virusit në fjalë. Shkencëtarët kanë qenë në gjendje ta demonstrojnë këtë në viruset përgjegjëse për infeksionet e frymëmarrjes dhe herpesit.

Vlen të theksohet se Ciklodekstrinat mund të administrohen si krem, xhel ose spraj hundësh.

Shpresë kundër epidemive

Sa i përket zhvillimit të antiviraleve të reja me spektër të gjerë konsiderohet thelbësore, veçanërisht për të trajtuar viruset më shkatërruese ose viruset që shfaqen kundër të cilave nuk ka trajtim dhe mund të shkaktojnë pandemi.

Thuhet se kjo përbërje, sipas autorëve, mund të ketë një ndikim global. Përbërja gjithashtu mund të jetë efektiv kundër viruseve të reja që shfaqen, koronavirusi që filloi në Kinë dhe u përhap jashtë shtetit, duke rrezikuar pandemi.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori