Në shpellën Gorham, që gjendet në Gjibraltar, janë gjetur eshtrat e 28 pëllumbave që nuk kanë pasur kokë, e që mendohet se janë pastruar para se të hahen.


Shkencetaret zbulojne ushqimin e preferuar te njeriut te shpelles foto 3

Në të njëjtin vend janë gjetur edhe 150 mbetje të zogjve, shumica prej të cilëve më nuk ekzistojnë.

Hulumtuesit në një cep të shpellës, kanë gjetur edhe të gërvishturat në gurë, e besohet se ‘ka qenë vendi ku është përgatitur ushqimi’.

Shkencetaret zbulojne ushqimin e preferuar te njeriut te shpelles foto 2(1)

“Në eshtrat e zogjve ka të gërvishtura po ashtu, gjë që tregon se ato ishin pastruar para se të hahen” ka thënë Clive Finlayson nga Muzeu i Gjibraltarit.

Sipas shkencëtarëve kjo tregon se ata ishin ‘shumë më të sofistikuar’ se që është menduar, sepse tashmë po shihet se kanë përdorur vegla pune./Telegrafi/