LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët zbulojnë një planet të ri më të madh se Toka, që mund të jetë i banueshëm

Shkencëtarët zbulojnë një planet të ri më të madh se Toka, që mund të jetë i banueshëm

Shkencëtarët kanë zbuluar një planet tjetër dy herë më i madh se Toka dhe që mund të jetë i banueshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zbulimi i ri sugjeron se jeta në tokë të huaj mund të lulëzojë në një planet më të madh se Toka, por më e vogël se Neptuni ashtu si eksoplaneti K2-18b.

Studiuesit vëzhguan masën, të dhënat atmosferike të eksoplanetit të largët, dhe modelet e përdorura për të zbuluar se është e mundur që planeti mund të ketë ujë të lëngshëm, kushte të banueshme, dhe e pasur me hidrogjen në sipërfaqen e saj.

Eksoplaneti gjendet 124 vite larg drite, relativisht afër për sa i përket eksoplaneteve të tjera.

Është gjithashtu relativisht e ngjashme me Tokën, me një rreze 2.6 herë më të madhe sesa planeti ynë dhe një masë 8.6 herë më të madhe se Toka

Bota e njohur si K2-18b u zbulua në vitin 2017, duke nxitur spekulime të ndryshme se cilat kushte mund të jenë atje, ndërsa është planeti i parë potencial i banueshëm që përmban avuj uji në atmosferën e tij.

“Avulli i ujit është zbuluar në atmosferat e një numri eksoplanetesh, por edhe nëse planeti përmban kushte për të jetuar, nuk do të thotë që ka kushtet e banueshme në sipërfaqe”, tha Nikku Madhusudhan nga Instituti i Astronomisë në Cambridge, i cili drejtoi studimin.

“Për të krijuar perspektivat e banimit, është e rëndësishme të sigurohet një kuptim i unifikuar i kushteve të brendshme dhe atmosferike në planet – në veçanti, nëse uji i lëngshëm mund të ekzistojë nën atmosferë”, ka shtuar studiuesi.

Shkencëtarët sugjerojnë se eksoplaneti K2-18b është versioni më i vogël i Neptunit, ndërsa më i madh se i planetit Tokë.

Mendohet se mini-Neptuni mund të përmbajë hidrogjen që rrethohet nga shtresa e ujit me presion të lartë, me një thelb të brendshëm prej shkëmbi dhe hekuri.

Sipas studimit të ri të botuar në The Astrophysical Journal Letters, pavarësisht nga madhësia e K2-18b, shtresa e tij e hidrogjenit nuk është domosdoshmërisht shumë e trashë dhe shtresa e ujit tregon se mund të ketë jetë në atë planet.

Astronomët përdorën vëzhgimet ekzistuese të atmosferës, për të konfirmuar se atmosfera është e pasur me hidrogjen me një sasi të konsiderueshme të avullit të ujit.

Ata gjithashtu zbuluan se nivelet e kimikateve të tjera si metani dhe amoniaku ishin më të ulëta se sa pritej.

Por nëse këto nivele mund t’i atribuohen proceseve biologjike mbetet për t’u parë më tutje.

Studiuesit zbuluan se masa maksimale e shtresës së hidrogjenit zakonisht është rreth 6% e masës së planetit.

Sasia minimale e hidrogjenit është rreth një milion nga masa, e ngjashme me fraksionin në masë të atmosferës së Tokës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori