LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët që zbuluan vaksinën kundër coronavirusit bëhen miliarderë, por edhe disa mjekë të tjerë

Shkencëtarët që zbuluan vaksinën kundër coronavirusit bëhen miliarderë, por edhe disa mjekë të tjerë

Një vit pasi rasti i parë i COVID-19 u regjistrua në qytetin kinez të Wuhanit në dhjetor të vitit 2019, pandemia ende po qarkullon nëpër botë, por fillimi i fundit të saj ngadalë ka filluar të shihet.

Shpresa për shërim do të jetë një program vaksinimi kundër coronavirusit që ka filluar tashmë në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe një trajtim premtues me antitrupa që mund të shtypin fillimin e simptomave më të rënda të sëmundjes, transmeton Telegrafi.

Këto zbulime mjekësore mundësuan gjithashtu shfaqjen e një morie miliarderësh të rinj të cilët u pasuruan pasi investitorët nxituan të investojnë para në zhvillimin e vaksinave, metodat e trajtimit dhe zhvillimin e pajisjeve mjekësore.


Revista Forbes gjeti 50 miliarderë të rinj në sektorin e kujdesit shëndetësor këtë vit. Të sapoardhurit më të dukshëm janë shkencëtarët që qëndrojnë pas dy vaksinave më të suksesshme të coronavirusit – ai i zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech dhe tjetri i zbuluar nga Moderna.

Ugur Sahin, CEO i BioNTech, i cili themeloi kompaninë me gruan e tij, Ozlem Tureci, tani vlejnë 4.2 miliardë dollarë.

Stephane Bancel, drejtori i Modernas, ka 4.1 miliardë dollarë. Rritja marramendëse e Modernas krijoi dy miliarderë të tjerë nga investitorët e saj të parë, imunologun e Harvardit, Timothy Springer dhe shkencëtari i MIT, Robert Langeri. /Telegrafi/