Mënyra se si të bëhet një kafe espreso perfekte është debatuar shumë mes ithtarëve të kafes. Tani një grup shkencëtarësh thonë se kanë përgjigjen dhe kanë veçuar përbërësin sekret – dhe ai vjen para se të fillojë bluarja.
Studiuesit kanë zbuluar se një sasi e vogël uji e shtuar në kokrrat e kafesë përpara procesit të bluarjes krijon një espreso më të qëndrueshme dhe më të shijshme, për të cilin ata thonë se do të ndihmojë kafe-baret dhe prodhuesit industrialë të kafesë të kapërcejnë një pengesë të madhe.
Kur kafeja bluhet, fërkimi midis kokrrave krijon elektricitetet, duke bërë që grimcat të grumbullohen së bashku në mulli.
Hulumtimi zbuloi se shtimi i ujit në këtë proces redukton elektricitetin e prodhuar, duke rezultuar në më pak mbetje kafeje dhe shije më të forta.
Shkencëtarët zbuluan gjithashtu ndryshime në mënyrën e përgatitjes së espresos kur kombinohet uji me metoda të ndryshme bluarjeje, raporton theguardian.
Christopher Hendon, profesor i asociuar i kimisë në Universitetin e Oregon, tha se “uji jo vetëm që redukton elektricitetin statik dhe për këtë arsye redukton rrëmujën ndërsa bluani, por gjithashtu mund të ketë një ndikim të madh në intensitetin e pijeve dhe, potencialisht, në aftësinë për të arritur koncentrate më të larta të shijeve të favorshme”.
Joshua Mendez Harper, asistent profesor i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike në Universitetin Shtetëror të Portlandit, tha se “gjatë një shpërthimi, magma shpërthen në grimca të vogla që dalin nga vullkani në këtë shtëllungë të madhe. Ato grimca fërkohen me njëra-tjetrën dhe ngarkohen deri në pikën e prodhimit të rrufesë. Në një mënyrë të thjeshtuar, është e ngjashme me bluarjen e kafesë, ku po i merrni këto kokrra dhe i ktheni ato në pluhur të imët”.
Studiuesit më pas matën lloje të ndryshme të kokrrave të kafesë, duke marrë parasysh vendin e origjinës dhe ngjyrat e pjekjes së kafesë.
Ata vunë re gjithashtu metodat e përpunimit të kafesë dhe morën parasysh nëse kafeja ishte e larë, e pa kafeinë apo natyrale, gjë që u zbulua se nuk ndikonte në sasinë e elektricitetit të prodhuar.
Hapi tjetër i studiuesve është të thyejnë kodin për krijimin e kafesë perfekte, thanë ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa