LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët francezë: Nikotina mund të mbrojë kundër coronavirusit

Shkencëtarët francezë: Nikotina mund të mbrojë kundër coronavirusit

Nikotina mund të mbrojë kundër coronavirusit, kanë treguar studimet në Francë, dhe studimet parandaluese e terapeutike janë duke u zhvilluar për pacientët në spitalin e Parisit, La Pitié-Salpêtrière. 

Hipoteza për efektin mbrojtës të nikotinës mbështetet nga përqindja e ulët e duhanpirësve, në mesin e pacientëve të shtruar në spital nga COVID-19 në të gjithë botën, shkruan The Guardian.

Ekipi në spitalin Pitié-Salpêtrière mori në pyetje 480 pacientë që rezultuan pozitivisht me virus, 350 prej të cilëve u shtruan në spital, ndërsa pjesa tjetër me simptoma më pak serioze u lejuan të shkojnë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Ekipi konstatoi se nga ata që u pranuan në spital, mosha mesatare e të cilëve ishte 65-vjeç, vetëm 4.4% ishin duhanpirës të rregullt. Në mesin e atyre që janë lëshuar në shtëpi, me një moshë mesatare prej 44, duhanpirës ishin 5.3%.

Neurobiologu i njohur francez Jean-Pierre Changeux, i cili rishikoi studimin, sugjeroi se nikotina mund të ndalojë virusin të arrijë qelizat në trup duke parandaluar përhapjen e tij.

“Sapo të marrë dritën e gjelbër që pritet nga Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran, copat e nikotinës do të aplikohen në doza të ndryshme në tre prova – si një parandaluese për profesionistët mjekësorë, për të parë nëse i mbron ata, si terapi për pacientët në spital për të përcaktuar nëse lehtësojnë simptomat”, tha Jean-Pierre.

Studimi, megjithatë, nuk duhet t’i inkurajojë njerëzit të pinë cigare, thanë studiuesit. Nikotina është akoma e dëmshme për mushkëritë, zemrën dhe shëndetin e përgjithshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori