Peshku pa fytyrë që është gjetur në thellësinë prej katër kilometrash, i ka befasuar shkencëtarët australianë.

Në ekspeditën e parë të këtij lloji, që është zhvilluar në ujërat mes Quenslaand dhe Tazmanisë, është gjetur gjallesa që ishte përshkruar vetëm në disa libra të vjetër, transmeton Telegrafi.


Shkencëtarët e befasuar me gjetjen e peshkut pa fytyrë foto 2 Peshku pa fytyrë i gjetur në katër kilometra thellësi

Më parë kishte pasur përshkrime, për një peshk që nuk ka fytyrë, ndërsa pjesa e pasme e tij është e mprehtë si shigjeta.

Njëjtë sikurse edhe kjo krijesë, që ka vetëm vrima të hundës dhe gojë, si dhe fletëza shumë të mprehta.

Shkencëtarët e befasuar me gjetjen e peshkut pa fytyrë foto 3 Gjallesa që ka vetëm gojë dhe hundë

Për të kapur atë, janë shfrytëzuar rrejta të veçanta të pajisura me kamera, që zbresin duke u komanduar nga larg dhe kapin gjallesa të ndryshme. /Telegrafi/