LAJMI I FUNDIT:

Shkenca sapo e konfirmoi: Cigaret elektronike e rrisin rrezikun e sulmit në zemër dhe sulmit në tru

Shkenca sapo e konfirmoi: Cigaret elektronike e rrisin rrezikun e sulmit në zemër dhe sulmit në tru

Përdorimi i cigareve elektronike apo fenomeni i ashtuquajtur “vaping” mund t’jua rritë rrezikun për të pësuar sulm në tru ose në zemër për shkak të aromatizuesve që gjenden aty.

Shkencëtarët të cilët i kanë testuar likuidet aromatizuese që gjenden në këto pajisje, kanë zbuluar se i dëmtojnë qelizat të cilat merren me enët e gjakut dhe rrjedhimisht mund të shpie në sëmundje kardiovaskulare, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, cigaret elektronike mbesin një rrezik shëndetësor shumë më i vogël sesa cigaret e zakonshme, pasi që nuk përmbajnë duhan, i cili e shkakton kancerin në mushkëri.

Sidoqoftë, cigaret elektronike përmbajnë nikotinë, e cila mund t’i ngushtojë arteret.

Përveç nikotinës, cigaret elektronike përmbajnë edhe aromatizues të dëmshëm, efekti i të cilave është ta bëjnë më tërheqëse thithjen e atyre cigareve.

Shkencëtarët kanë zbuluar se aromatizuesit, përfshirë edhe nivele të ndryshme të nikotinës, shkaktojnë dëme në ADN, vdekje të qelizave dhe inflamacion.

Ekspertët besojnë se ky dëm në qeliza mund të shkaktojë probleme në enë të gjakut dhe të formojë bllokada, të cilat pastaj e rrisin rrezikun e sulmit në zemër dhe tru.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “Journal of The American College of Cardiology”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori