Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pikëpamja e tij për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënkupton refuzim të çdo ideje për ndarjen e Kosovës, por përfshinë kërkesën për bashkimin e Preshevës me Kosovën.
Ish-zëvendësministrja e jashtme e Shqipërisë dhe drejtoresha e ‘Albanian Policy Center’ Edith Harxhi, e cila ka folur në lidhje me këtë çështje.
“Për mua është shumë shqetësues ky lajm, pasi filloj disa muaj më parë me një ide për ndarjen e Kosovës, më pas për mundësinë e këmbimit të territoreve, dhe më pas kaloi në tezën e tretë që u hodh, që ishte një marrëveshje shumë e madhe. E gjithë kjo tregon që ka një nismë nga dikush për të bërë një marrëveshje të madhe, e cila nuk do të jetë cilësore, por sasiore, që nuk do të preki fizikisht kufijtë jo vetëm etnik. Unë kam dalë kundër për dy arsye, pasi kjo do të vrasë shqiptarët. Çdo ide për ndërrimin e territoreve është ide vrastare. Ne shqiptarët do të jemi humbësit e mëdhenj. Madje kam bërë një thirrje në ‘Twitter’ ku them shqiptarëve që të zgjohen, pasi do të ketë probleme ndëretnike dhe kufitare.
Dhe e dyta, shqiptarët nuk mund të shkëmbejnë territore shqiptare, për territore shqiptare. Ajo që është folur për këmbimin e Mitrovicës. Nga e gjithë kjo bëhet fjalë për këmbimin e gjysmës e Mitrovicës, Zubin, Potokut, Leposaviçit dhe Zveçanit, që janë tri komuna e gjysmë, pra pjesa veriore me pjesën Lindore të Kosovës që është Lugina e Preshevës. Lugina e Preshevës nuk është e vetme si Preshevë, janë tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegj. Dy prej të cilave janë depopulluar plotësisht nga shqiptarët”.
“Nga ana tjetër kujtojmë se në gjithë luginën e Preshevës ka një tkurrje të popullsisë dhe ky shpopullim është bërë me një plan-strategjike të qartë nga Serbia, disa vjeçar, që do të arrinim në një pikë të tillë, ku jemi dhe sot. Për mua ky është lajmi me ogurzi, në këto 100 viteve të fundit, ndarja e Kosovës apo këmbim territoresh”.
Si e komentoni deklaratën e Thaçit?
“Për sa i përket pjesës së deklaratës së Presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh edhe për mua është e drejtë. Që do të thotë marrja e territoreve shqiptare të cilat tashmë janë pjesë e Serbisë. Por nuk e di se sa i sinqertë është Presidenti Thaçi, me këtë që ka thënë. Në fakt shqiptarëve u takon të marrin territoret e tyre, ato që mbetën nga konferenca e Londrës, apo edhe më përpara, në Kongresin e Berlinit, apo edhe me Traktatin e Shën Stefanit. Këto janë territore të tkurrur shqiptare, të cilat janë tkurrur në bazë të gjenocidit. Pra nuk mund të shkëmbejnë me dhënien e territoreve shqiptare për një tjetër të tillë”.
Çfarë humbet Kosova?
“Kosova humbet burime nëntokësore të mëdha. Gazivoda, ujëmbledhësi më i madh dhe në këtë mënyrë Kosova do të mbetet pa ujë. Më pas do të funksionojë vetëm me Liqenin e Radoniqit, që është në Gjakovë. Humbet gjithashtu edhe minierën e Trepçës dhe ajo ku shkrihen mineralet, të cilat mbeten në Serbi. Nëse këto mbeten në territorin serb, humbasin automatikisht.
Reagimet e SHBA-së, si janë parë nga ju?
“Unë nuk kam informacione, është një skenar i mbështetur nga rusët. Nuk mendoj se SHBA-ja, mbështet këtë skenar nëse e di. SHBA-ja është e sigurt që nuk e lejojnë këtë gjë, ato janë të shqetësuara për këtë gjë. Jam e sigurt që në bisedimet e fundit që janë diskutuar në Helsink mes Putin dhe Trump, nuk është diskutuar për Kosovën. Nuk ka asnjë sinjal që të thotë të kundër që SHBA të miratojë një projekt të tillë, për korrigjimin e kufijve, apo shkëmbimin e tyre”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania