Shkëlqeu në ndeshjet miqësore, Gavi pret formë të njëjtë edhe në kampionat

Gavi ishte një nga protagonistët kryesorë të Barcelonës gjatë turneut përgatitor në Azi.
Mesfushori spanjoll, i cili festoi dje 21-vjetorin e lindjes, shkëlqeu në fitoren 5-0 ndaj Daegu FC, duke realizuar dy gola.
Pas ndeshjes, Gavi shprehu kënaqësinë për formën e tij dhe ecurinë e ekipit gjatë fazës përgatitore. Ai premtoi përkushtim maksimal edhe në sezonin që po afron.
“Po largohemi me një ndjesi shumë të mirë nga turneu në Azi. Ka qenë pozitiv për ne dhe shpresojmë ta vazhdojmë këtë ritëm edhe në kampionat".
“Jam ndier shumë mirë gjatë kësaj faze përgatitore. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe ta ndihmoj ekipin sa më shumë të jetë e mundur,” shtoi mesfushori.
Forma e tij mbresëlënëse e ka vendosur fuqishëm në garë për një vend titullari në formacionin e Hansi Flick.
Trajneri gjerman tashmë ka një 'dhimbje koke' pozitive, me Gavi që po tregon se është gati të udhëheqë mesfushën katalanase këtë sezon.
Barcelona do të shpresojë që paraqitjet e tij të vazhdojnë në të njëjtin nivel, ndërsa sezoni i ri i La Ligës po afrohet. /Telegrafi/





















































