Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e tetë në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Arlind Veliu.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tetë t’i takojë Veliut, i cili për 90 minuta ishte lojtari më i vlefshëm i skuadrës së tij. Ndonëse mbrojtës i krahut, ai shënoi një nga tre golat për fitoren e FC Malishevës në transfertë kundër FC Suharekës (1:3), kështu duke marrë kreun e tabelës.
Pasi mori këtë çmim, Arlindi u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “E kemi analizuar ndeshjen me Suharekën, e cila ka pasur një ecuri të mirë, dhe kemi arritur të përmbysim rezultatin. 20 minutat e para nuk ishim të koncentruar dhe Suhareka na krijoi disa raste, por me kalimin e kohës morëm lojën në dorë dhe e kthyem rezultatin.Objektivi ynë është të jemi në Evropë, por kemi lojtarë shumë të mirë dhe mund të dalim kampion”.
“Kemi një ekip shumë stabil, kemi lojtarë të talentuar dhe një përbërje të shkëlqyer. Shpresojmë që të arrijmë objektivin tonë në fund. Jo vetëm unë, por të gjithë ekipi jemi në formë të mirë dhe shpresojmë që të mbajmë këtë formë deri në fund. Ky çmim nuk është vetëm im, por i gjithë bashkëlojtarëve dhe shtabit teknik që më kanë dhënë mundësinë të paraqitem mirë në çdo ndeshje. Shpresoj që të gjithë lojtarët e Malishevës të marrin këtë çmim.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri