Një përleshje masive thuhet të ketë shpërthyer në një korridor të një shkolle të mesme në Flordia, ndërsa disa nxënës u përfshinë në goditje me shkelma, grushte dhe tërheqje flokësh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, "disa përleshje" u raportuan të martën, më 12 shtator, brenda shkollës së mesme Zephyrhills, duke bërë që ajo të shpallej një "kampus i kontrolluar".


Përleshjet ndodhën gjatë drekës dhe mediat raportojnë se 13 nxënës janë akuzuar për shkelje që variojnë deri në "ndërprerje të funksionit të shkollës".

Pamjet e publikuara në internet tregojnë nxënësit - meshkuj dhe femra – që sulmonin njëri-tjetrin ndërkohë që mësuesit dhe stafi u përpoqën të ndërhynin.

Së paku deri më tani, nuk dihet saktësisht se cili ishte shkaku i përleshjeve. /Telegrafi/