LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të emigrantëve drejt Malit të Zi

Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të emigrantëve drejt Malit të Zi

Shqipëria është shndërruar në vend tranzit për kalimin e klandestinëve që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Fluksi i emigrantëve po shfrytëzohet edhe nga trafikantët që i ndihmojnë të kalojnë kufijtë kundrejt parave.


Policia e Shkodrës ka zbuluar një grup personash që transportonin klandestinët nga kufijtë jugorë të vendit drejt territorit malazez, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Në kuadër të operacionit të koduar “Wrong way”, uniformat blu kanë vënë në pranga katër persona, konkretisht Bashkim Alijaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, Halil Hafuzi, 43 vjeç, banues në Tiranë, Gentjan Boçku, 43 vjeç, banues në Bathore dhe

Adem Çela, 32 vjeç, banues po në Bathore, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” të Shkodrës, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj me qëllim kalimin e tyre nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po bënin transportimin e shtetasve të huaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori