LAJMI I FUNDIT:

Shkarkuan trajnerin dhe janë organizator të Kupës së Botës, tani e duan Jurgen Kloppin

Shkarkuan trajnerin dhe janë organizator të Kupës së Botës, tani e duan Jurgen Kloppin

Drejtuesit e Federatës Amerikane të Futbollit kanë bërë të ditur zyrtarisht se 50-vjeçari Gregg Berhalter nuk është më përzgjedhës, duke e larguar nga puna.

Ndarja ishte për shkak të paraqitjes së dobët në Kupën e Amerikës, të cilën SHBA është nikoqire.

Kombëtarja e SHBA-së kishte pritshmëri të mëdha nga kjo garë, por rrugëtimi i saj përfundoi në grupe. Fitorja ndaj Bolivisë u pasua me dy humbje, kundër Panamasë dhe Uruguait, dhe skuadra zuri vendin e tretë në renditjen e grupit C.


Berhalter u bë përzgjedhës i SHBA-ve për herë të parë në vitin 2018 dhe drejtoi ekipin kombëtar deri në vitin 2022. Kur SHBA luajti në Kupën e Botës 2022, Berhalter u bë personi i parë në futbollin amerikan që luajti në Kupën e Botës edhe si lojtar edhe si trajner.

Pas kësaj ai për një vit nuk ka kryer detyrën e përzgjedhësit, por drejtuesit e shoqatës lokale e kanë rikthyer vitin e kaluar në postin e përzgjedhësit.

Dështimi në Copa America shënoi largimin e tij të dytë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bashkëorganizojnë Kupën e Botës me Meksikën dhe Kanadanë pas dy vitesh. Amerikanët tani duan të udhëhiqen nga një emër i madh në këtë garë.

Independent shkruan se dëshira e tyre është gjermani legjendar Jurgen Klopp, ish-trajneri i Mainz, Borussia Dortmund dhe Liverpool.

Klopp u largua nga Liverpool këtë verë, ku fitoi gjithçka dhe pranoi hapur se kishte nevojë për një pushim. Megjithatë, puna si përzgjedhës kërkon më pak angazhim të përditshëm, shkruan Independent, duke nënvizuar se do të ishte e vështirë të bindej Klopp./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Tri blerjet që Xabi Alonso do t'i kërkojë Real Madridi

Tri blerjet që Xabi Alonso do t'i kërkojë Real Madridi

La Liga
Iniesta lavdëron Barcelonën e Hansi Flick dhe tregon nëse kjo skuadër mund ta fitoj 'Tripletën'

Iniesta lavdëron Barcelonën e Hansi Flick dhe tregon nëse kjo skuadër mund ta fitoj 'Tripletën'

La Liga
Merr fund seria e jashtëzakonshme e Koundes për të luajtur më shumë ndeshje radhazi

Merr fund seria e jashtëzakonshme e Koundes për të luajtur më shumë ndeshje radhazi

Ndërkombëtare
Reali e ka njoftuar trajnerin e ri që do t'i drejtojë në Kupën e Botës për klube, nuk është as Ancelotti ose Alonso

Reali e ka njoftuar trajnerin e ri që do t'i drejtojë në Kupën e Botës për klube, nuk është as Ancelotti ose Alonso

La Liga
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

La Liga
Kalo në kategori