LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet nga detyra drejtori i policisë në Shqipëri, Çuçi: Nuk realizoi objektivat

Shkarkohet nga detyra drejtori i policisë në Shqipëri, Çuçi: Nuk realizoi objektivat

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi sot shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. 

Në një njoftim për median, Çuçi tha se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.


Ai shtoi se Nano është shkarkuar sepse nuk ka realizuar objektivat në punën e tij.

“Sot qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të drejtorit të Policisë, Gledis Nano. Nuk realizoi objektivat”, tha ministri.

Shkarkimi i Nanos u përfol ditët e fundit në opinionin publik. Sipas raportimeve në media, rastet e fundit të vrasjeve në vend në radhët e grupeve kriminale, por edhe situata në cilën ndodhet Policia e Shtetit janë shkaqet kryesore të shkarkimit të drejtorit Nano.

Në vendin e tij, deri në emërimin e një drejtori të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj.

Sakaq, sot janë shkarkuar nga detyra edhe 2 zv.ministrat, ajo e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici dhe zv. ministri i Infrastrukturës Ardi Veliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori