LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxha

Shkarkohet kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxha

Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxha është shkarkuar sot nga kjo pozitë.

Lajmin e ka bërë të ditur asamblisti i PDK-së në komunën e Prishtinës, Leutrim Retokceri.


Ai në një postim në Facebook ka thënë se mandati i NPB-së të Prishtinës është karakterizuar me keqmenaxhim, mungesë të transparencës dhe mos realizim të planit të kompanive.

“Në vazhdën e reformave që po bëhen nëpër ndërmarrjet e Prishtinës, pas KRM “Pastrimi” dhe “Hortikulura”, ndryshimi sot u bë edhe në menaxhmentin e “Ndërmarrjes Publike Banesore” – duke u shkarkuar menaxhmenti i vjetër.  Mandati i NPB të Prishtinës është karakterizuar me keqmenaxhim, mungesë të transparencës dhe mos realizim të planit të kompanive”, ka shkruar Retkoceri.

Postimi i plotë:

Ndërmarrjet Publike duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit.

Jo siç kanë qenë deri sot – të papërgjegjshme. Për një kohë të gjatë ndërmarrjet publike janë menaxhuar nga njerëz të Vetëvendosjes gjatë qeverisjes së VV-së në Komunë.

Për më tepër, nga dëshira për të përfituar, e pastaj shkatërruar, shumica e ndërmarrjeve publike në Prishtinë janë ballafaquar me borxhe financiare e rrezikim të falimentimit të kompanive.

Prandaj, në vazhdën e reformave që po bëhen nëpër ndërmarrjet e Prishtinës, pas KRM “Pastrimi” dhe “Hortikulura”, ndryshimi sot u bë edhe në menaxhmentin e “Ndërmarrjes Publike Banesore” – duke u shkarkuar menaxhmenti i vjetër.

Mandati i NPB të Prishtinës është karakterizuar me keqmenaxhim, mungesë të transparencës dhe mos realizim të planit të kompanive.

Për këto arsye, dhe të tjera me të cilat do të merret policia dhe prokuroria, ndryshimi në NPB ka qenë i domosdoshëm, urgjent dhe i pashmangshëm.

Menaxhmeti i ri i Ndërmarrjes Publike Banesore do të filloj menjëherë reformat, për të ndërtuar politika menaxhuese transparente dhe në shërbim të plotë të qytetarëve të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori