LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet gjyqtari Goran Boshevski

Shkarkohet gjyqtari Goran Boshevski

Këshilli Gjyqësor me dhjetë vota “për” shkarkoi gjyqtarin, Goran Boshevski, i cili po merrej me rastin e ish-PSP me emrin e koduar “Trajektorja” në të cilën akuzohet ish-Kryeministri Nikolla Gruevski.

Këshilli Gjyqësor përcaktoi kryerjen joprofesionale dhe neglizhencë të funksionit gjyqësor. Gjyqtari i shkarkuar nuk do të gjykojë më me vendim, por ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Lartë.

Ai gjithashtu është përkohësisht larg kryerjes së funksionit gjyqësor, domethënë derisa vendimi i Këshillit të bëhet përfundimtar.


Gjyqi për autostradat kineze, i udhëhequr nga Boshevski, filloi në dhjetor 2017 dhe ende nuk ka përfunduar. Dy vjet pas fillimit të gjyqit, rasti, kundër Gruevskit i cili akuzohej për marrje ryshfeti, është vjetëruar.

Shkarkimi i Boshevskit do të thotë që ky rast do të marrë një gjykatës të ri, kështu që procesi duhet të fillojë zyrtarisht nga fillimi./Telegrafi/