Paralajmërimet për shkallën e lartë të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë bërë më të shpeshta në dy vitet e fundit dhe në kuadër të faktit se ky fenomen i pengon investimet e huaja, për shkak të mosbesimit ndaj elitave politike që sundojnë këto vende.
Në verën e vitit 2021, presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një dekret për zgjerimin e fushës së masave emergjente në lidhje me rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe kriteret për vendosjen e sanksioneve amerikane me qëllim që, siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, të zgjidhet sfida si korrupsioni.
Masat ndëshkuese përfshijnë personat përgjegjës për “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe që janë të përfshirë në korrupsion në rajon, duke përfshirë përvetësimin e fondeve publike, tjetërsimin e pronës private për përfitime personale ose qëllime politike dhe ryshfet”.
Rregullorja, siç ishte njoftuar nga Shtëpia e Bardhë, gjithashtu lejon sanksionimin e akterëve që janë të përfshirë në “shkelje ose veprime që pengojnë ose kërcënojnë zbatimin e çdo marrëveshjeje për sigurinë rajonale, paqen, bashkëpunimin ose njohjen reciproke, kornizën ose mekanizmin e lidhur me Ballkanin Perëndimor”.
Jo shumë kohë pasi kreu i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, u fut në listën e zezë të Departamentit amerikan të Thesarit, për shkak të përfshirjes së tij në trafikun e drogës dhe armëve, publiku vendas mori lajmin e raportit të fundit të Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve, i cili nxjerr në pah ndikimin e madh të politikës në ekonomi.
“Vlerësimi për korrupsionin e lartë në Ballkanin Perëndimor nuk paraqet ndonjë gjë të re, por ajo që mund të lexohet mes rreshtave është se ekziston mundësia që interesimi i autoriteteve amerikane për problemin e korrupsionit të rritet”, thotë drejtori i Transparency Serbia, Nemanja Nenadiq.
“Besoj se është shumë e rëndësishme për qytetarët e Ballkanit Perëndimor se si do të vazhdojnë të veprojnë autoritetet amerikane në lidhje me vlerësime të tilla, pra nëse do të fokusohen ekskluzivisht në individë nga sfera e politikës dhe biznesit apo nëse do të pyesin qeveritë e vendeve të rajonit të zbatojnë gradualisht ligjet ekzistuese në fushën e sanksionimit të sjelljeve korruptive”, shton ai për mediet serbe.
Sipas tij, viteve të fundit është folur pak më shumë për korrupsionin, por se mbetet për t’u parë nëse do të ketë disa masa të politikës së jashtme.
Ndërsa, kryetarit të Partisë Liri dhe Drejtësi (SSP), Dragan Gjillas, pushteti që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq gjendet në krye të vendeve evropiane për sa i përket korrupsionit.
“Kur kësaj i shtohet edhe shkalla e krimit, paqëndrueshmëria dhe pasiguria se ku do të jemi si shtet në raport me Evropën pas disa vitesh, sigurisht që do të bëhemi një vend që investitorët seriozë i shmangen”, pohon Gjillas.
“Nuk ka asnjë kompani të madhe botërore që mendon të investojë në Serbi dhe këtë do t’ua thonë të gjithë ata që janë seriozë për atë biznes”, thekson ai.
Siç përfundon ai, angazhimi i qartë i Serbisë për anëtarësimin në BE do të nënkuptonte gjithashtu një luftë serioze kundër krimit dhe korrupsionit.
“Sot nuk është kështu dhe nuk do të jetë derisa të ndryshojë qeveria”, beson kreu i SSP-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë
Zelensky: NATO do ta pranojë Ukrainën si anëtare vetëm pasi ta fitojë luftën
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri