LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i lidhjes me kolegen e punës, jep dorëheqje shefi i CNN-it

Shkaku i lidhjes me kolegen e punës, jep dorëheqje shefi i CNN-it

Presidenti i rrjetit kabllor televiziv amerikan, CNN, Jeff Zucker dha dorëheqje papritmas pasi pranoi se ishte në një lidhje me një kolege.

Zucker ka punuar për këtë rrjet të famshëm televiziv gjatë nëntë vjetëve të fundit, raporton cnn.

Zucker tha se ai pranoi se ishte pjesë e një hetimi ndaj Chris Cuomos, një ish-prezantues i CNN-it, i cili u pushua nga puna pasi u zbulua se po ndihmonte vëllanë e tij, guvernatorin e atëhershëm të New Yorkut, Andrew Cuomo, ndërsa ai ishte nën hetim për ngacmimet seksuale.


“Ata më kërkuan të them se kur filloi gjithçka, por unë nuk e bëra. E kisha gabim”, shkroi Zucker, duke shtuar se do të kishte preferuar që mandati i tij të kishte përfunduar ndryshe, por se “e gjitha ishte një përvojë e mahnitshme dhe se e donte çdo minutë të punës së tij”.

Allison Gollust, një ish-zëdhënëse e Andrew Cuomos, ka konfirmuar se është në një lidhje me Zuckerin,.

“Jeff dhe unë kemi qenë miq të ngushtë dhe partnerë profesionistë për më shumë se 20 vjet. Kohët e fundit, gjatë pandemisë, natyra e marrëdhënies sonë ndryshoi”, tha Gollust.

Ndryshe, Zucker dhe Gollust filluan të punonin së bashku në NBC në vitin 1998. Ata u ngritën në rangun e rrjetit së bashku dhe kur Zucker iu bashkua CNN-it, Gollust ishte ndër të punësuarit e tij të parë.

Pak para se të vinte në CNN, Gollust kishte punuar për një kohë të shkurtër si drejtor komunikimi për Andrew Cuomon. Ajo aktualisht është nënkryetare ekzekutive dhe shefe e marketingut në CNN. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

Amerika
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori