Andy Ruiz ia doli të fitonte me vendim unanim ndaj Luis Ortiz në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së hënë (sot).

Meksikano-amerikani e rrëzoi dy herë kubanezin në raundin e dytë dhe një herë në të shtatin, për të fituar më pas me pikë nga gjyqtarët.


Mirëpo, Ortiz nuk ia bëri të lehtë Ruizit fitoren, pasi edhe ai kishte momentet e tij në këtë përballje.

Në disa sekuenca të shkëputura nga meçi, mund të shihen tri rrëzimet që i pësoi kubanezi, por edhe goditja e tij e fuqishme ndaj kundërshtarit.

Padyshim se ishte një përballje e zjarrtë mes dyshes, të cilët shfaqën një duel mbresëlënës dhe mahnitës për shikuesit dhe të pranishmit në sallë.

Pas meçit, Ruiz i bëri ftesë Deontay Wilderit që të përballen, nëse amerikani ia del të fitojë më 15 tetor ndaj Robert Helenius. /Telegrafi/

telegrafi sport app