Gjon Muharremaj gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të lakuar në rrjetet sociale e faqet rozë.

Shqiptari, i cili përfaqësoi Zvicrën në Eurovision 2021, zuri vendin e tretë në garën e këtij viti.


Në natën finale, bërja e shqiponjës dy krenare nga ana e tij pas marrjes së vlerësimit maksimal nga Shqipëria kishte shkaktuar reagime negative nga Serbia.

gjon shqiponja 2 Gjon Muharremaj (Foto: YouTube)

Sipas medieve të tyre, ky gjest ishte provokim i qartë që duhej të çonte në diskualifikim të këngëtarit shqiptar që përfaqësonte Zvicrën.

“Unë nuk e kuptoj shqetësimin”, është shprehur Gjon’s Tears në emisionin televiziv “Glanz & Gloria”.

“Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë. Shqiponja dy krenare është simboli i Shqipërisë”.

Gjon Muharremajj Gjon Muharremaj (Foto: Instagram)

“Ata gjithmonë kanë qëndruar pas meje. Gjithmonë kanë qenë krenarë për mua. Unë jam shumë i lumtur për këtë dhe kjo ishte mënyra e falënderimit”, vazhdoi ai.

Theksojmë që familja e Gjonit jeton dhe vepron prej vitesh në Zvicër, por që me prejardhje janë nga Kosova.

Gjon's Tears ndërkohë ka marrë vlerësimin maksimal nga tetë vende pjesëmarrëse me 12 pikë. /Telegrafi/