LAJMI I FUNDIT:

Shitjet me pakicë në Eurozonë rikthehen gjatë muajit maj

Shitjet me pakicë në Eurozonë rikthehen gjatë muajit maj

Sipas vlerësimeve të Zyrës evropiane të Statistikave, konsumatorët në Eurozonë u kthyen masivisht në dyqane në muajin maj, pasi masat kufizuese u lehtësuan.

Shitjet në 19 vendet që ndajnë Eurozonën u rritën me 17.8 për qind në muajin maj nga prilli, që është rritja më e madhe që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave për shitjet më pakicë në vitin 1999, përcjell Telegrafi.

Rritja ishte më e lartë sesa priste tregu për një rritje prej 15 për qind në muaj.

Në krahasim më një vit më parë, shitjet ishin në rënie prej 5.1 për qind në muajin maj, duke treguar se rimëkëmbja është ende larg.

Rritja në muajin maj kompenson pjesërisht rënien rekord të dy muajve të mëparshëm, me vëllimin e tregtisë me pakicë që ra në prill me 12.1 për qind dhe 10.6 për qind në mars. /Telegrafi/