LAJMI I FUNDIT:

Me shitjen e Qëndrim Zybës te Legia, Ballkani brenda një viti nga shitjet ka arkëtuar mbi 1.5 milion euro

Me shitjen e Qëndrim Zybës te Legia, Ballkani brenda një viti nga shitjet ka arkëtuar mbi 1.5 milion euro

Qëndrim Zyba është një lojtar i ri i gjigantit polak Legia Varashava, por duhet të pritet deri në zyrtarizimin e tij.

Marrëveshja tanimë mes dy klubeve është arritur, ku kampioni në fuqi i Kosovës do të fitoj 500 mijë euro nga shitja e mesfushorit të talentuar.

Reprezentuesi kosovar do të udhëtoj sot drejt Polonisë ku do t’i kryejë testet mjekësore te Legia, derisa pritet që në orët e ardhshme të zyrtarizohet transferimi i tij.


Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe drejtori sportiv i Ballkanit, Omer Bunjaku.

“Transferimi i Qëndrim Zybës te Legia e Varshavës është i vërtet. Ai sot udhëton atje për teste mjekësore”, ka thënë drejtori sportiv i Ballkanit, Omer Bunjaku, duke mos zbuluar detaje të reja.

22-vjeçari kësisoj largohet nga Ballkani pas një viti e gjysmë të kaluara te kjo skuadër, derisa gjatë kësaj kohe ka shkëlqyer duke fituar edhe një titull të kampionit dhe një Superkupë të Kosovës.

Si i fitoi Ballkani mbi 1 milion euro vetëm nga shitja e lojtarëve brenda një viti
Lexo po ashtu Si i fitoi Ballkani mbi 1 milion euro vetëm nga shitja e lojtarëve brenda një viti

Shitja e Zybës ka bërë që kampionët në fuqi të Kosovës të arkëtojnë një shumë të konsiderueshme të parave.

Shitja e katërt brenda një viti

Shitja e Qëndrim Zybës te Legia Varshavës është e katërta që e bën skuadra suharekase brenda një viti në Evropë duke fituar një shumë të konsiderueshme të parave.

Shitjet nisën me Ermal Krasniqin, i cili në janarin e vitit 2023 nga Ballkani iu bashkua skuadrës rumune CFR Cluj për shumën e 300 mijë eurove.

Vetëm gjashtë muaj pas largimit të Krasniqit, Ballkani bëri një tjetër shitje të rëndësishme në Rumani, kësaj radhe top shënuesin e tyre Albion Rrahmanin të cilën e shitën te Rapid Bukureshti për shifër rekord të futbollit kosovar 600 mijë euro.

Disa javë më vonë ekipi i presidentit Arsim Kabashi arriti ta shes edhe yllin e tyre të madh Meriton Korenicën te skuadra turke Manisa për shumën e 200 mijë eurove.

E tani kampioni në fuqi i Kosovës e ka nisur në mënyrën perfekte vitin, duke arkëtuar 500 mijë euro nga shitja e Qëndrim Zybës te Legia e Varshavës.

Kësisoj brenda 12 muajve, Ballkani ka arritur të arkëtojë shumën e 1,6 milionë eurove nga shitjet e katër futbollistëve fantastikë që tani janë edhe pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori