LAJMI I FUNDIT:

Coca Cola është duke pësuar rënie të shitjes tash e 12 vite

Coca Cola është duke pësuar rënie të shitjes tash e 12 vite

Shitja e pijeve të gazuara ka pësuar rënie prej rreth 1.2 përqind në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit të kaluar, rënie kjo që po vazhdon tash e 12 vite, thuhet në një raport të publikuar nga Beverage Digest, ku ndër tjera theksohet se kjo rënie është si pasojë e asaj që konsumatorët kanë zgjedhur opsione më të shëndetshme, shkruan Business Insider.

Konsumi i pijeve të gazuara për kokë banorë, duke përfshirë edhe pijet energjike, ka rënë rreth 642 kënaçe në 8 gjatë vitit të kaluar, që edhe cilësohet si rënia më e madhe që nga ajo e vitit 1985, kur Beverage Digest filloi të monitorojë tendencat e konsumit, thuhej ndër tjera në raportin e botuar gjatë të mërkurës, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, shitja totale është rritur për 2 përqind në 80.6 miliardë dollarë, pasi që prodhuesit e pijeve të buta në mënyrë agresive i kanë rritur çmimet e pijeve në paketime të vogla.

Prodhuesit e pijeve të gazuara si Coca-Cola Co dhe PepsiCo Inc, janë duke u mbështetur në paketimet e vogla dhe paketimet premium në mënyrë që të rrisin margjinat në tregjet e zhvilluara. Ata gjithashtu janë duke prodhuar pije jo të gazuara, duke riformuluar pijet me nivel të ultë të sheqerit brenda tyre dhe kështu po promovojnë versionet e pijeve pa sheqer.

Këto masa vijnë pas miratimit të tatimit të sheqerit në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Konsumi i sheqerit të tepërt në ushqime dhe pije ka qenë i lidhur me obezitetin dhe diabetin e tipit 2. Organizata Botërore e Shëndetësisë, Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave si dhe Shoqata amerikane e Zemrës, kanë rekomanduar që të reduktohet konsumi i pijeve të gazuara në mënyrë të që ulin nivelin e sheqerit të tepërt. /Telegrafi/