Pallati më i hollë në botë, me 430 metra lartësi, do të ketë një fasadë prej bronzi dhe tullash të kuqe.

Raporti 24:1 lartësi-gjatësi e bën ndërtesën më të hollë në botë. Struktura është në Nju Jork, pranë Parkut Central dhe vendeve të tjera të njohura të qytetit të famshëm amerikan.


2 49

Porositë për apartamente kanë nisur që këtë të hënë, dhe ofrojnë një sërë mundësish luksoze, deri në forma të ndryshme dupleksesh.

3 32

Ndërtimi ka arritur te kati i 73-të e pritet të mbarojë në vitin 2019. Apartamentet kushtojnë nga 18 milionë deri në 56 milionë dollarë.

4 23

Shërbimet poshtë pallatit përfshijnë një pishinë të gjatë e me korsi noti, sauna, spa, dhe një lokal në tarracë me verandë të hapur. Përveç këtyre, banorët do të kenë një palestër e qendër “fitness”, restorante private dhe shumë salla takimesh.

5 15

Dekorimi i brendshëm i apartamenteve 5 metra të lartë do të ketë mure xhami për pamjen, parket të fortë me dru lisi dhe pllaka guri të bardhë “makauba” në hyrje.

6 11

Përveçse ka pamje nga Central Park, apartamentet janë edhe pranë vendeve të njohura të Nju Jorkut, si Carnegie Hall, Lincoln Center, dhe Muzeut të Arteve Moderne. Muret e brendshme do të dekorohen me alabastër dhe me korniza bronzi. /tch/

7 9

8 7

9 6

10 5

11 7