Amerikanë, arabë, kinezë, rusë, argjentinas, francezë, britanikë.

Janë vetëm disa nga nacionalitetet e banorëve që shpejt do marrin në pronësi shtëpitë e komunës së Sambuca-s në Siçili, ku në muajt e shkuar, administrate nxori në shitje ankandi, me një çmim që nis me një eurosh, 16 shtëpi të braktisura në qendrën historike.


Iniciativa pati një sukses të papritur, me mbi 100 mijë e-mail dhe telefonata nga e gjithë bota me kërkesë për informacion, pas një kronike të transmetuar në kanalin e turizmit të rrjetit televiziv Cnn.

111 3

Në pallatin Panitteri, u hapën 49 zarfe që përmbanin ofertat, përfshirë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro, nga vende të ndryshme të botës.

Oferta më e lartë ka qenë për një pronë në rrugën “Marconi”, shkruan oranews.tv.

222 3

Një grua nga Virginia, SHBA, mbërriti në Sambuca personalisht për të parë shtëpitë që shiteshin dhe ofroi 21 mijë euro.

Tani pronarët e rinj do kenë në dispozicion një periudhë prej maksimumi 3 vitesh për ristrukturim dhe për të marrë më pas pronën për të cilën kanë paguar.

333 3

"Që kur, në vitin 2016 u zgjodhëm ‘Fshati i fshatrave’, thotë zëvendës kryetari i Sambuca-s, Giuseppe Cacioppo – jeta e komunitetit tonë ndryshoi plotësisht. Që atëherë, kemi patur një ‘bum’ të vërtetë turistik: janë shtuar hotelet dhe madje edhe tregu imobiliar ka pësuar zhvillim të paprecedentë. Kur nxorëm projektin “Shtëpi 1 euro” nuk e prisnim se do kishte këtë sukses. U ‘pushtuam’ nga qindra të huaj, shumë prej të cilëve u transferuan në vendin tonë. Sot po vjelim frytet e kësaj pune”.