Një tjetër fundjavë dhe një tjetër episod i shumëpritur i serialit të popullarizuar komik, "O Sa Mirë".

Në kanalin zyrtar në YouTube, tashmë është publikuar episodi i ri, i 169-të me radhë i komedisë së pëlqyer televizive.


Si gjithmonë, yjet e serialit ofrojnë çaste argëtimi dhe humori për shikuesit e tyre të shumtë.

Në ndërkohë, po vazhdon gërshetimi i protagonistëve të vjetër me karakterët e rinj.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e ri të serialit "O Sa Mirë". /Telegrafi/