Futbollistët e Zalgiris nga Vilnius pritën mbrëmë ekipin me të njëjtin emër nga Kaunas, në kuadër të raundit të 23-të të kampionatit lituanez. Gjatë ndeshjes u regjistrua një situatë e pazakontë në fushë.

Tifozët e ekipit vendas hodhën valixhe në fushë, si një mesazh simbolik për trajnerin Vladimir Ceburin, duke i bërë të qartë se ai është i padëshiruar dhe duhet të largohet nga klubi.


Ceburin, 60-vjeçar nga Kazakistani, ka kontratë me klubin deri në dhjetor, por mbështetja ndaj tij është në rënie për shkak të rezultateve të dobëta të ekipit.

Pas 21 ndeshjesh, Zalgiris renditet vetëm në vendin e shtatë me 28 pikë, një pozicion zhgënjyes për tifozët.

Tensioni u reflektua edhe në ndeshjen e fundit, ku Zalgiris u mposht 2-1 nga liderët e kampionatit. Mysafirët shënuan dy gola me Burzailauskas dhe Benchaib, ndërsa vendasit realizuan vetëm një gol ngushëllues në minutën e pestë të shtesës, falë Tavares.

Situata u përkeqësua edhe më shumë për vendasit, pasi dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, mbetën me një lojtar më pak. Radenović u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja. /Telegrafi/

telegrafi sport app