Shumë adhurues të Audi janë aq të magjepsur nga veturat e tyre sa do t’i hanin me dëshirë.

Kjo grua ka bërë pikërisht këtë.


Në kohët e sotme, kur duket sikur kemi parë dhe dëgjuar gjithçka, bëhet gjithnjë e më vështirë të gjesh gjëra që mund të thyejnë mërzinë e tejskajshme të disa njerëzve.

Një nga këto është trendi ku ëmbëltorët krijojnë kopje të sakta të objekteve të ndryshme për klientët e tyre të pasur.

Edhe pse përmbajnë shumë sheqer, këto krijime janë plotësisht të ngrënshme.

Në profilin në Instagram të CMcakesdesign shkruhet “Shtëpia ime është një tortë”. Duket guximshme, por në fakt, pothuajse gjithçka që shfaqet në postimet e saj është e ngrënshme.

Na tërhoqi vëmendjen një Audi, më saktë kabina e një Audie, në të cilën ka pjesë të ngrënshme. Këtu nuk flasim për pjesët origjinale të makinës, por për pjesë që janë zëvendësuar me ëmbëlsira. /Telegrafi/