LAJMI I FUNDIT:

Shikimi i serialit “Friends” është gjë e mirë për shëndetin mendor

Shikimi i serialit “Friends” është gjë e mirë për shëndetin mendor

Nëse jeni në mesin e adhuruesve të panumërt të serialit “Friends”, ku thjesht nuk mund të ngopeni duke i shikuar vazhdimisht episodat e mbushura me komedi, dramë e dashuri, atëherë kemi një lajm shumë të mirë për ju.

“Friends” është një serial komik klasik i cili asnjëherë nuk vjetrohet apo bëhet bajat, pavarësisht se mund ta keni shikuar me dhjetëra herë, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ndonëse disa mund ta shohin si gjë të keqe shpenzimin e kohës duke i shikuar episodat e këtij seriali, një ekspert e thotë krejtësisht të kundërtën duke treguar se shikimi i këtij seriali është gjë e mirë për shëndetin tuaj mendor.

Psikologu klinik Mark Hester ka thënë se pas një përvoje mbi 20 vjeçare me pacientët që vuajnë nga ankthi, ai ka thënë se, mes faktorëve tjerë, është shikimi i programeve televizive si “Friends” apo “Big Bang Theory” gjëja që u ndihmon atyre personave.

Ankthi është sistem alarmi i mendjeve njerëzore, i cili shërben si indikator se diçka është duke shkuar gabim dhe zakonisht është rezultat i ndjenjave të papërpunuara dhe të mbajtura brenda.

Nëse ato ndjenja nuk mund ta gjejnë një mënyrë për t’u shprehur, atëherë aktivizohet sistemi i alarmit dhe zakonisht kjo nuk është gjë e kënaqshme për personin që vuan nga ankthi.

Kështu, eksperti Hekster thotë se pasqyra e problemeve të personazheve në serial mund t’i furnizojë njerëzit me një ndjenjë komforti dhe ikje nga gjërat e këqija.

Në serialin “Friends”, personazhet vazhdimisht kanë brenga të cilat zgjidhen e tejkalohen, kështu duke u treguar njerëzve se janë probleme të zakonshme dhe do të bëhet mirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori