Largimi i Lionel Messit nga Paris Saint Germain është thuajse zyrtar dhe argjentinasi i famshëm po përballet me një udhëkryq ku duhet të vendosë nëse do të kthehet në Barcelonë e tij apo do të shkojë në Arabinë Saudite për para.

Prej ditësh po flitet për ofertën e Al Hilalit. Lajmi u raportua ekskluzivisht dy ditë më parë nga gazetari italian Fabrizio Romano, ku thuhet se Al Hilal i ka ofruar Messit një pagë të paprecedentë prej 400 milionë euro në vit.


Po të kemi parasysh ofertën e Messit që ka marrë nga Al Hilal, marrim të dhëna tronditëse dhe të paprecedentë në historinë e futbollit.

messi 2

Kështu, nëse Messi bie dakord, në Arabinë Saudite ai do të fitonte 13 euro çdo sekondë, dhe 772 euro çdo minutë. Kjo do të thotë se paga për orë për argjentinasin e famshëm do të ishte 46,300 euro.

Messi çdo ditë do të ishte më i pasur për 1.1 milion euro dhe në bazë vjetore kjo sjell gjithsej 400 milionë euro. Një gjë që nuk është parë në botën e sportit.

Pasi kjo ofertë iu dorëzua Messit, tifozët e Barcelonës me të drejtë janë të shqetësuar. Ata prej ditësh kanë bërë thirrje për rikthimin e legjendës së tyre më të madhe në klub dhe gjithçka dukej se po shkonte në këtë drejtim.

Screenshot 6 10

Në Barcelonë, ata bënë një plan të veçantë për të sjellë Messin. Presidenti Joan Laporta ka nisur procesin e grumbullimit të një ekipi sponsorësh që do të synojnë të financojnë ardhjen dhe nënshkrimin e Messit./Telegrafi/

telegrafi sport app