LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Promovimi mediatik i MPJ-së është joligjor

SHGM: Promovimi mediatik i MPJ-së është joligjor

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon ndaj procedurës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila përmes prokurimeve publike paraprake, investon mjetet e qytetarëve për fushata në media private për promovimin e kryesimit me OSBE-në.

Sipas informacioneve publike, Ministria e Punëve të Jashtme do të shpenzojë rreth 100.000 euro për aktivitete promovuese lidhur me kryesimin e Maqedonisë me OSBE-në, për të cilat është bërë marrëveshje me një kompani private të marketingut.


SHGM kujton se kjo procedurë nga ana e Ministrisë së Jashtme drejtpërdrejt është kundër vendimit të mëparshëm të Qeverisë me date 22 gusht 2017, me të cilin praktikisht vendoset moratorium për reklamat qeveritare në mediat private.

“Ky vendim, i cili plotëson ndalimin ligjor aktiv për fushata qeveritare, udhëzon të gjitha organet e administratës shtetërore si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale të ndërpresin reklamimin në televizionet dhe radiot komerciale, gazetat ditore dhe javore, tabelat reklamuese, portalet e internetit etj. Alarmojmë që praktika e pagesës së fushatave qeveritare në media me paratë e qytetarëve, përveç se është e paligjshme dhe në kundërshtim me vendimet e mëparshme të Qeverisë, e njëjta mund të nxisë edhe institucionet e tjera publike ta zbatojnë atë, gjë që do të dëmtonte në mënyrë shtesë tregun e brishtë mediatik”.

“Kjo praktikë e mënyrës së shtrenjtë dhe selektive të blerjes së hapësirës mediatike përmes fushatave qeveritare nuk mund të konsiderohet si mbështetje për mediat, por si përpjekje për t’i korruptuar ato dhe njëkohësisht për të promovuar propagandën politike në dëm të interesit publik”, thuhet në njoftimin e SHGM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori