SHGM nuk do të merr pjesë në konsultimet partiake për ad – hoc trupin e mediave

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) nuk do të merr pjesë në konsultimet e parapara të partive me organizatat e gazetarëve për formimin e trupit ad – hok e cila do t’i mbikëqyrë raportimet mediatike.
Sipas kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani, partitë me vendimet e tyre nuk do ta përmirësojnë situatën mediatike dhe mu për këtë Shoqata nuk do t’i jep legjitimitet për marrëveshjen e tillë.
Formimi i trupit ad – hok, vjen pasi që dje u arrit marrëveshje për dalje nga kriza politike mes partive OBRM-PDUKM, LSDM, BDI dhe PDSH.
Sipas marrëveshjes, në lidhje me mediat, ligji për Agjencinë e Shërbimeve Audio dhe Audiovizuele do të implementohet 15 ditë nga data e marrëveshjes së sotme. Do të formohet ad – hok trup për monitorim të raportimit të medaive, në bazë të Kodit Zgjedhor. Ky trup do të funksionojë deri në përfundimin e procesit zgjedhor, ndërkaq do të formohet 30 ditë nga data e kësaj marrëveshje, transmeton Portalb.
Ky trup do të përbëhet nga 5 anëtarë, në konsultime me organizatat relevante profesionale, katër partitë do të zgjedhin katër anëtarë, nga të cilët njëri do të jetë shqiptar, ndërkaq katër të zgjedhur të tjerë, kanë 15 që me konsensus ta zgjedhin edhe anëtarin e pestë. Ky trup do të kryej vlerësim të raportimit të balancuar.
Shkelja e parë do të sanksionohet me paralajmërim, ndërkaq nëse për së dyti ndodhë atëherë do të ketë dënime me para. Asnjë gazetar ose medium nuk do të dënohet për tregimin e mendimit të tyre, të cilët megjithatë, sipas marrëveshjes, duhet të dallojë nga plasimi i informatave.
Katër partitë politike detyrohet që ta zbatojnë legjislacionin mediatik në bazë të reformave prioritare të Raportit të Pribesë në afat prej gjashtë muajve.
Në pajtim me partitë tjera, partia më e madhe opozitare do të nominojë redaktor në redaksinë informative të RTVM-së nga ekspertë të kësaj fushe.
Nëse partitë konstatojnë se kushte për zgjedhje ka, redaktori i shërbimit publik do të hyjë në funksion 100 përpara zgjedhjeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri