LAJMI I FUNDIT:

SHGM: MPB konfirmon se Sigurimi i Gruevskit nuk ka urdhëruar gazetarin të fshij inçizimet nga telefoni (Video)

SHGM: MPB konfirmon se Sigurimi i Gruevskit nuk ka urdhëruar gazetarin të fshij inçizimet nga telefoni (Video)

Siguria personale e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nuk ka hyrë në oborrin e televizionit 21 dhe nuk e ka urdhëruar gazetarin Kristian Llandov të fshij inçizimiet nga telefoni, kështu thuhet nga SHGM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo është përgjigja e Departamentit të Brendshëm të Kontrollit, hetimet penale dhe standardet profesionale të Ministrisë së Brendshme të kërkesës së Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) për ngritjes së procedurës disiplinore ndaj dy anëtarëve të sigurisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, të cilët më 17 qershor pa detyrë morën hov në në TV 21, thuhet në reagimin e SHGM.


MPB në një letër të shkurtër deri te Shoqata informoi se ka kryer vërtetime, por nuk arriti të sigurojë prova me të cilat do të mbështes akuzat se Sigurimi i Gruevskit ka hyrë në oborrin e televizionit 21 dhe ka urdhëruar gazetarin për të fshirë regjistrimet telefonike të ish kryeministrit si ka kaluar në rrugën “Maqedonia” në Shkup.

“Përveç kësaj, Ministria e Brendshme e ka informuar Zyrën e Prokurorit Publik për gjendjen e deklaruar. Me këtë policia i tregon prokurorisë të mos të ndjekë ndonjë procedurë kundër anëtarëve për shkak se një incident i tillë nuk ka ndodhur, edhe pse kamerat e sigurisë të televizionit në mënyrë të qartë kanë regjistruar ngjarjen kurse udhëheqja dhe gazetari i televizionit raportuan incidentin dhe kërkuan përgjigje nga policia për hyrje të paautorizuar në hapësirat e tyre. SHGM menjëherë pas incidentit ka paraqitur një kërkesë në Ministrinë e Brendshme për fillimin e procedurës disiplinore ndaj sigurimit të Gruevskit. Ndërhyrje të këtillë SHGM e vlerëson si një sulm të drejtpërdrejtë në lirinë e medias, sepse policia nuk kishte të drejtë të pengojë gazetarët në hapësirat publike për të regjistruar ish-kryeministrin dhe liderin e partisë në pushtet, “, thuhet në deklaratën e SHGM. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori