LAJMI I FUNDIT:

ShGM kërkon më shumë para për financimin e RTVM-së

ShGM kërkon më shumë para për financimin e RTVM-së

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë sot në Shkup organizoi konsultim publik me gazetarët dhe organizatat mediatike i kushtuar reformave në media, njofton SHGM për Telegrafi Maqedoni.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmani, i cili e kritikoi vendimin e Qeverisë me të cilin me rebalancin e buxhetit ndau vetëm 3.2 milion euro për financimin e Radiotelevizionit të Maqedonisë për tre muajt e fundit të vitit 2017.


Selmani tha se Qeveria është jokonzistente në lidhje me reformën në RTM sepse vitin e kaluar deputetët e LSDM-së e përkrahën propozimin e organizatave mediatike që një për qind nga buxheti shtetëror të ndahet për financimin e RTM-së, ndërsa tani kur janë në pushtet me rebalancin janë parashikuar shumë më pak mjete nga ato që shtëpia ka pasur si të ardhura.

Me këtë qasje, shpjegoi ai, Qeveria nuk i respekton porositë e Këshillit të Evropës, i cili insiston në pavarësi politike dhe ekonomike të servisit publik.

“Premtoni përforcim të kapaciteteve të RTVM-së, ndërsa nga ana tjetër keni parashikuar më pak para për financimin e shtëpisë dhe kërcënoheni se do ta ndërroni drejtorin e servisit publik. Unë jam i pari që zotohet për ndërrimin e drejtorit, por ka mënyra tjera për të bërë atë, jo me kërcënime. Ashtu nuk sigurohet pavarësia e RTM-së”, theksoi Selmani.

Ai i refuzoi shpjegimet e Qeverisë se nuk ka para në buxhetin për më shumë mjete për RTVM-në. “Nuk e pranojmë shpjegimin e tillë. Paratë do të duhet t’i gjeni nëse dëshironi të kemi servis të pavarur publik”, shtoi kryetari i ShGM-së.

Ai i bëri thirrje Qeverisë që t’i zmadhojë mjetet e RTVM-së me rebalancin sepse ShGM do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë që të alarmojë publikun e vendit dhe ndërkombëtar në lidhje me zvogëlimin e mjeteve për punë të servisit publik.

Si pozitive, Selmani i vlerësoi vendimet për ndërpritje të reklamave të Qeverisë, përgatitjen e raportit nga ana e policisë për dhunën mbi gazetarëve dhe zmadhimin e transparencës së Qeverisë.

Sipas tij, është mirë që Qeveria nuk ka dëshirë të rregullojë përmbajtjet mediatike dhe nuk do të fut rregullim ligjor për internet portalet.

Kryetarja e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe të punonjësve mediatik, Tamara Çausidis shprehu brengosje që në reformat me prioritet për mediat nuk është përfshirë edhe Ligji për marrëdhënie të punës, me të cilin mund të sigurohet pozitë më e mirë për punëtorët në media.

“Vetë censura është futur në redakcionet. Që të ndryshojnë gjërat, duhet të ndryshohet edhe mënyra e qasjes edhe mentaliteti. Nuk guxon të lejohet zbatimi i propagandës”, tha Çausidis. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori