LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Hetimi i Prokurorisë Publike për reklamat zgjedhore duhet të jetë transparent dhe jo-selektiv

SHGM: Hetimi i Prokurorisë Publike për reklamat zgjedhore duhet të jetë transparent dhe jo-selektiv

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) beson se hetimi mbi reklamimin e paguar politik duhet të jetë transparent, efektiv dhe me qasje jo-selektive.

Prokuroria Themelore Publike informoi se është hapur një hetim për reklamimin politik të paguar nga zgjedhjet e fundit në disa prej online mediave që janë paraqitur në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në zgjedhjet e fundit. Sipas Prokurorisë Publike dhe raportimin e mediave në lidhje me këtë rast, për momentin është duke u kontrolluar dokumentacioni në tre firma nëse tek ato është tejkaluar kufiri ligjor prej 15 mijë eurosh për reklamim në gjithsej nëntë portale ku është reklamuar partia politike OBRM-PDUKM.


Kërkojmë nga Prokuroria Publike që të ketë qasje të kujdesshme gjatë hetimit në mënyrë që të mos krijojë përshtypjen e publikut se hetimi është selektiv vetëm për një parti politike, sepse në regjistrin e KSHZ-së janë regjistruar 235 online media me politika të ndryshme editoriale dhe pothuajse gjysma e tyre nuk përmbajnë informata transparente për pronësinë e tyre. Përveç kësaj, hetimi duhet të jetë transparent dhe i paanshëm për të shmangur perceptimin se me veprime të tilla autoritetet e zbatimit të ligjit duan të frikësojnë online mediat profesionale.

Përkujtojmë se para miratimit të Kodit Zgjedhor, SHGM insistonte për tu hequr praktika e propagandës politike të paguar në media ose për sqarim dhe specifikim të kritereve për atë se cilat online media mund të aplikojnë në KSHZ për program politik të paguar.

Në vend që të pranonin rekomandimet tona, partitë politike me konsensus ulën edhe më shumë kriteret për atë se cilat media mund të aplikojnë për të marrë pjesë nga kulaçi reklamuese i partive. Pothuajse gjysma e mediave që u paraqitën në KSHZ nuk kishin impresum, dhe disa madje nuk kishin informata themelore lidhur me pronësinë.

Për këtë rrezik nga korrupsioni, i cili është i lejuar me Ligjin Zgjedhor, SHGM disa herë ka paralajmëruar se kjo paraqet një rrezik i shpëlarjes së parave nga partitë politike përmes mediave fiktive.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori