SHGM: Gazetarët të raportojnë me përgjegjësi dhe të mos krijojnë panik të pajustifikuar

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i bashkohet thirrjes së Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) në apelin që mediat të raportojë me përgjegjësi dhe t’i shmangin krijimit të panikut të pajustifikuar në publikë kur raportojnë për coronavirusin (COVID-19).
Nga SHGM thonë se gazetarët dhe mediat kanë përgjegjësi t’i përmbahen rregullave etike në punën e tyre dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e gënjeshtrave dhe krijimin e panikut në publik. Ata kanë për obligim të krijojnë hapësirë për ekspertë të kualifikuar për të komentuar çështje të tilla të ndjeshme.
“Gjatë kësaj periudhe duhet të shmanget përdorimi i fjalorit që shkakton frikë tek qytetarët dhe mund të krijojë panik që nuk korrespondon me realitetin. Për më tepër, gazetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm në lidhje me privatësinë e personave. Për këtë qëllim, u bëjmë thirrje autoriteteve publike dhe institucioneve mjekësore të jenë transparente në punën e tyre dhe të japin informata me kohë në mënyrë që gazetarët dhe publiku të kenë qasje në të gjitha informacionet relevante”, thonë nga SHGM.
Ata shtojnë se FEG thekson se gazetarët kanë detyrim të publikojnë të dhëna të sakta nga burime zyrtare siç janë ato të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe të respektojnë Kodin Etik të gazetarëve.
SHGM u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes se nga cilat media informohen për këto tema dhe t’u japin përparësi mediave që janë pjesë e regjistrit të online mediave profesionale.
Në fund SHGM gjithashtu informon se pas thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për të mos mbajtur mbledhje publike, anulohet ngjarja e planifikuar për nesër, në të cilën do të ndaheshin çmime për gazetari./Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi