LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Gazetarët dhe kameramanët pengohen të bëjnë punën e tyre në Bërvenicë, organet kompetente të marrin masa

SHGM: Gazetarët dhe kameramanët pengohen të bëjnë punën e tyre në Bërvenicë, organet kompetente të marrin masa

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë informon se dje në mesditë ekipi gazetaresk i TV Koha është penguar të kryejë punën e tij profesionale në lidhje me zjarrin që po vazhdon për të dytën ditë me radhë në komunën e Bërvenicës. Nga SHGM thonë se ekipi ka mbërritur në vendin ku është dashur të filmojë video insertet dhe pas disa minutash xhirime është shfaqur një person me rroba civile i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe me të bërtitura, fyerje dhe kërcënime i ka ndaluar të filmojnë. Ai gjithashtu është përpjekur t’i largojë ata nga vendi i ngjarjes.

SHGM edhe sot ka marrë një reagim nga disa kolegë gazetarë dhe punonjës mediatik të cilët gjatë kësaj dite janë penguar të kryejnë punën e tyre profesionale në një hapësirë ​​publike.


“Gjatë ditës së sotme, ekipe televizive të disa mediave dhe korrespondentë nga rajoni i Pollogut tentuan të regjistrojnë sërish video nga vendi i ngjarjes, por sërish i njëjti person me një ton agresiv dhe të ashpër iu drejtua gazetarëve, madje edhe i kërcënoi fizikisht pavarësisht pranisë së policisë”.

Pronari i deponisë në rajonin e Tetovës kërcënon dhe shanë ekipet e mediave, nuk i lejon të xhirojnë
Lexo po ashtu Pronari i deponisë në rajonin e Tetovës kërcënon dhe shanë ekipet e mediave, nuk i lejon të xhirojnë

“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e dënon këtë incident dhe do ta ndjekë rastin. Po ashtu kërkojmë reagim nga komuna e Bërvenicës, e cila deponinë e specifikuar ia ka dhënë me koncesion një pronari privat. Gjithashtu kërkojmë nga MPB-ja që të marrë masa konkrete ndaj personit, në mënyrë që në të ardhmen të mos pengohet e drejta e gazetarëve për punë dhe e drejta e qytetarëve për informim”.

“Duam të theksojmë qartë se qëndrimi ndaj gazetarëve dhe mediave që punojnë në terren është i një rëndësie jetike për lirinë e informimit dhe të shprehjes në një shoqëri demokratike. Dhuna dhe pengimi i gazetarëve për të kryer detyrën e tyre profesionale është i papranueshëm, nuk është në përputhje me vlerat demokratike dhe kontribuon në censurë”, thonë nga SHGM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori