LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Dënojmë sulmin qyqar ndaj Tv 21

SHGM: Dënojmë sulmin qyqar ndaj Tv 21

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ndaj sjelljes së sigurimit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski ndaj gazetarit të Televizionit 21 duke kërkuar që të fshi fotografitë ku duket ish kryeministri duke shëtitur në sheshin Maqedonia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Naser Selmani me një deklaratë për 24 Vesti e dënoi këtë akt dhe tha se Nikolla Gruevski është fytyrë publike dhe si të tillë gazetarët kanë të drejtë ta fotografojnë.
”Duam të dënojmë këtë sulm qyqar të sigurimit të kryetarit të OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski. Dua të përkujtoj Gruevskin se ai është fytyrë publike dhe e drejta e shprehjes në Maqedoni është e garantuar dhe. Në këto kushte, gazetarët kanë të drejtë ta fotografojnë apo inçizojnë.” thotë Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë./Telegrafi/


Gjithashtu lexo: Ja fotografia që sigurimi i Gruevskit kërkoi të fshihet (Foto)

Gjithashtu lexo: Sigurimi i Gruevskit i kërkon gazetarit të Tv21 të fshi fotografitë nga telefoni (Video)