LAJMI I FUNDIT:

Shfrytëzonin të miturën seksualisht, Gjykata Themelore në Prishtinë merr vendim për dy personat e dyshuar

Shfrytëzonin të miturën seksualisht, Gjykata Themelore në Prishtinë merr vendim për dy personat e dyshuar
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit A. I. për shkak të trafikimit me njerëz dhe ofrimit të shërbimeve seksuale.

Po ashtu, Gjykata Themelore ka caktuar masën prej një muaji paraburgim edhe  kundër të pandehurit tjetër Ç. H. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit.

“Dyshohet se A. I. ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur G.B. dhe duke qenë në dijeni për gjendjen e saj ekonomike, rrethanat sociale dhe moshën e të miturës, më datë 20.07.2019 e ka bindur të shkojë në qytetin e Mitrovicës, ku atje i ka aranzhuar takime me persona të ndryshëm me qëllim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale në këmbim të parave”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Në të njëjtën datë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Ç. H. ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të së miturës G. B. ashtu që përmes të pandehurit A. I. është takuar me të dëmtuarën.

Ndryshe, palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori