LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet për herë të parë Mercedes-AMG GLC 43

Shfaqet për herë të parë Mercedes-AMG GLC 43

Makinë SUV, që ngjanë me AMG GLC 63 dhe GLC 300 është shfaqur për herë të parë

Të gjitha pjesët e AMG GLC 43, kanë pësuar ndryshime të lehta, përfshirë pjesën e përparme, grillin dhe disa pjesë në enterier, transmeton Telegrafi.


Në brendi është vënë sistemi infoteitment me ekran 10.25 inç, si dhe ekrani digjital me 12.3 inç që e ka softuerin e ri MBUX. Bashkë me rrotat e reja përjashta, janë vënë edhe ulëset e reja MBTex, që janë shumë sportive.

Motori me 3.0 litra V6, prodhon 385 kuaj fuqi, që është për 23 njësi më shumë se modeli i tanishëm. Kjo i mundëson që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për 4.7 sekonda.

Nëpërmjet AMG GLC 43, Mercedes dëshiron të rivalizojë me BMW X3 dhe Lexus NX, derisa çmimi fillestar prej 53 mijë eurove, konsiderohet të jetë shumë i mirë. /Telegrafi/