LAJMI I FUNDIT:

Sherr, grushte dhe plumba jashtë lokalit – një i plagosur në Vlorë (Video)

Sherr, grushte dhe plumba jashtë lokalit – një i plagosur në Vlorë (Video)

Një përplasje me grushte mes disa personave ka agravuar në përdorimin e armës duke përfunduar me një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 minuta të mbrëmjes së sotme në një lokal në lagjen ’24 Maji’ në zonën e Çoles në qytetin bregdetar.


I plagosuri është Aleksandër Vasili 26-vjeç, ndërsa ka shkuar vetë në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka vetëm një plagë në këmbë.

Sipas të dhënave të para, bazuar te dëshmitë nga vendi i ngjarjes, konflikti ka nisur në lokal, bar lotarie, ndërsa më pas kanë dalë jashtë ambienteve për t’u sqaruar dhe njëri prej tyre ka qëlluar Vasilin me armë duke e plagosur në këmbë.

Pas njoftimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por autori i plagosjes së bashku me personat që e shoqëronin janë larguar me shpejtësi me një makinë tip ‘Jeep’.

Ende nuk dihen se cilat kanë qenë shkaqet e konfliktit që pas fyerjeve kaloi në përplasje me grushte dhe përfundoi me të shtëna me armë zjarri.

Pritet që të merret dëshmia e të plagosurit, por edhe këqyrja e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve. /Shqiptarja.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori