LAJMI I FUNDIT:

Sherifi, Halitit: Qysh je ndje kur të kanë mbajtur dy javë në Itali

Sherifi, Halitit: Qysh je ndje kur të kanë mbajtur dy javë në Itali

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, duke e kundërshtuar mënyrën e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, e ka pyetur nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti se si është ndjerë kur ishte arrestuar në Itali dhe ishte mbajtur dy javë.

Ai pohoi se nga Kosova dëbohen çdo vit rreth 300 qytetarë, por nuk kanë ngjashmëri me deportimin e gjashtë shtetasve turq, pasi qëndrimi i tyre nuk ishte ilegal në Kosovë.


“Xhavit qysh je ndje në Itali kur të kanë mbajtur dy javë, para se me shpëtuar nga angazhimi i miqve dhe avokatëve, e i krejt organizatës për të mos debu, mos me të ekstradu ty në Jugosllavi. Jugosllavia i ka pasur të bazuara akuzat kundër teje, ti mirë e din që i ka pas të bazuara, por fakti që ti ke qenë i rrezikuar fizikisht dhe jeta jote ka qenë e rrezikuar me iu nënshtruar torturës, ty nuk të kanë dorëzuar”, ka pohuar Sherifi.

Ai ka pohuar se kosovarët janë me popullin turk dhe me shtetin turk, dhe nuk bënë të merren me politikanët turq në Kosovë, të cilët kanë të drejtë më marrë anë kah të duan, pasi gjeneza e krejt kësaj ka të bëjë me deklaratën e presidentit Thaçi në Ankara.

“Kjo i ka rrënjët e ka gjenezën të një fjali e famshme e presidentit, ju e dini mirë, meqë në Ankara e ka tha ‘kush është terrorist në Turqi, është terrorist edhe në Kosovë’. Dhe ne e dimë që kjo është ngjizë në atë konferencë për shtyp”, ka pohuar Sherifi,

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori