LAJMI I FUNDIT:

Shënon rritje transporti i mallrave në Shqipëri

Shënon rritje transporti i mallrave në Shqipëri

INSTAT njoftoi se volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në portet e Shqipërisë, në muajin prill shënoi vlerën 394 mijë/ton, me një rritje 2,6% më shumë se në të njëjtin muaj një vit më parë.

Në katër mujorin e parë të këtij viti, njofton INSTAT, ky treguese arriti në 1.231 mijë/ton, duke u rritur me 6,3 %, krahasuar me 4-mujorin e vitit 2016. Ndërsa Porti i Durrësit kryeson me rreth 90,4 %, të gjithë mallrave të përpunuara.


Sipas INSTAT, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 3,5 milionë ton për kilometër dhe është rritur 93,7 %, krahasuar me prill 2016. Në katër mujorin e parë 2017, ky treguese u rritur me 102,8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016

Në muajin prill 2017, volumi i mallrave të transportuar me ajër shënoi 139 ton duke u rritur 4,5 %, në krahasim me prill 2016, ndërsa si 4-mujori arriti në 543 ton, duke u rritur 3,6 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në transportin ajror janë kryer 1.770 fluturime, duke shënuar një rritje me 6,4 %, ndaj prill 2016 dhe janë kryer 6.874, fluturime në 4-mujorin e parë të këtij viti duke u rritur me 6,5 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin prill, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 189.763, duke u rritur 27,9 %, krahasuar me muajin prill 2016. Në katër mujorin e parë 2017, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 697.804, duke u rritur me 22,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Transporti ajror i pasagjerëve gjatë kësaj periudhe zë peshën më të madhe me 71,5 % të totalit.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 100.340 persona, krahasuar me prill 2016, ky tregues është rritur 76,6 %. Gjatë katër muajve të parë të vitit 2017, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 269.916, duke u rritur me 18 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori