LAJMI I FUNDIT:

Shënoi dhe asistoi në rikthimin spektakolar të Barçës, por Cancelo me kritika të ashpra ndaj vetës: Kam bërë ndeshje të keqe

Shënoi dhe asistoi në rikthimin spektakolar të Barçës, por Cancelo me kritika të ashpra ndaj vetës: Kam bërë ndeshje të keqe

Barcelona është përkujdesur për përmbysjen më spektakolare të këtij sezoni deri më tani në La Liga.

Gjiganti katalunas ishte në disavantazh 0-2 dhe në 10 minutat e fundit të ndeshjes shënoi tre gola për të marrë tre pikë pas fitores 3-2.

Joao Cancelo ka qenë ndër lojtarët më meritor për këtë fitore me një asistim dhe golin e tretë.


Barcelona fiton me përmbysje ndaj Celta Vigos
Lexo po ashtu Barcelona fiton me përmbysje ndaj Celta Vigos

Megjithatë mbrojtësi portugez pas ndeshjes ka kritikuar vetën, duke thënë se ka pasur një paraqitje të dobët ndaj Celta Vigos.

“Personalisht, kam pasur një ndeshje shumë të keqe”, tha Joao Cancelo për mediat pas rikthimit 3-2 të Barçës kundër Celta Vigos.

“Kam bërë shumë gabime. Gjithashtu kam humbur fokusin shumë shpesh gjatë lojës, gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin. Duhet të jem më i përqendruar”.

“Kam luajtur deri në fund dhe ia vlenin tre pikët”, deklaroi mbrojtësi portugez pas ndeshjes.

Të rrallë janë futbollistët që pranojnë haptazi gabimet kur i bëjnë në fushë, por Cancelo shënoi dhe asistoi dhe në fund gjeti kritika ndaj vetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Kosovë 2-1 Islandë: Nga Muric te Rrahmani, Rexhbeçaj e Muriqi – yje e Dardanëve që shkëlqyen

Notat e lojtarëve, Kosovë 2-1 Islandë: Nga Muric te Rrahmani, Rexhbeçaj e Muriqi – yje e Dardanëve që shkëlqyen

Kombëtarja e Shqipërisë
Pak orë para ndeshjes me Holandën, De la Fuente befason Raul Asencion

Pak orë para ndeshjes me Holandën, De la Fuente befason Raul Asencion

Përfaqësueset
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

Përfaqësueset
Liga e Kombeve/ Mbyllet ndeshja, Kosovë 2-1 Islandë: Çfarë ndodhi, para, gjatë dhe pas ndeshjes

Liga e Kombeve/ Mbyllet ndeshja, Kosovë 2-1 Islandë: Çfarë ndodhi, para, gjatë dhe pas ndeshjes

Kalo në kategori