Qendra për Arsim të Kosovës (KEC) në partneritet me Qendra për Studime të Avancuara (FIT) për tri vite me radhë do të shënojnë “Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijës”.
Përmes një njoftimi për media thuhet se kjo ditë do të shënohet në kuadër të projektit “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës – TACA”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).
Sipas njoftimit, ky projekt ka filluar të zbatohet në shkurt të vitit 2020 dhe ka për qëllim të sigurojë që të gjithë fëmijët të trajtohen me respekt të plotë për dinjitetin dhe të drejtat e tyre duke promovuar mjedis pa abuzim në shkollat e Kosovës.
Ndërkaq, siç thuhet tutje në njoftim Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime të Avancuara (FIT) fushatën e filluan duke mbledhur mesazhe dhe punime kundër abuzimit nga nxënësit e shkollave përfituese të projektit dhe duke i shpërndarë ato në faqe të internetit, duke dhënë informacione rreth rëndësisë që ka kjo ditë dhe, duke krijuar partneritet me Institucionet shtetërore që punojnë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.
Ndryshe, në vitin 2000, Fondacioni i Samitit Botëror të Grave (WWSF), një organizatë joqeveritare, shënoi Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijës më 19 nëntor. Ky fondacion, së bashku me një koalicion ndërkombëtar të organizatave avokuese për gratë dhe çështjet e fëmijëve, mobilizuan qeveritë dhe shoqëritë për të ndërmarrë veprime dhe për të parandaluar abuzimin e fëmijëve. Në 2001, shumë shtete u bashkuan për të shënuar këtë ditë duke kontribuar në dhënien e këshillave për identifikimin dhe parandalimin e abuzimit të fëmijës. Kjo është një ditë e cila është në përputhje me përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës (20 Nëntor) dhe, e cila ka për qëllim të jetë një pikë grumbullimi rreth çështjes së abuzimit të fëmijës dhe nevojës për programe urgjente parandaluese efektive. Në vitin 2001, koalicioni ndërkombëtar i OJQ-ve bashkoi 149 organizata në më shumë se 60 vende të botës. Secila organizatë shënoi Ditën me aktivitete dhe ngjarje lokale ose kombëtare. Në vitin 2009 fushata u zhvillua nga 785 organizata nga 127 vende nga e gjithë bota. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi