LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita Botërore e Tokës

Shënohet Dita Botërore e Tokës

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në organizim të përbashkët me Komunën e Prishtinës, FSK-në, FSHMN-në, OJQ-të mjedisore dhe institucionet tjera relevante, sot do të shënojë Ditën Botërore të Tokës.

Ceremonia mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ndërsa, Green Art Center-Prishtina, me përkrahjen e organizatës qeveritare Giz-SMS program, si dhe në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe atë të Gjilanit, do të shënojnë Ditën e Tokës nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme me karakter mjedisor.


Me moton “Çdo ditë është Dita e Tokës”, GAC-i ka nisur fushatën vetëdijesuese gjatë këtij muaji, për kujdesin që duhet treguar ndaj Tokës dhe degradimin që ne si njerëz ia bëjmë asaj.

Përfaqësues të GAC-it si dhe përfaqësues institucional të komunës së Mitrovicës dhe asaj të Gjilanit, duke e quajtur muajin prill si muajin e Tokës, kanë bërë përgatitje për ta shënuar këtë ditë sa më denjësisht nëpërmjet aktiviteteve të shumta ku do të jenë të përfshirë edhe vullnetarët e shkollave fillore dhe të mesme të Klubeve të Gjelbëra, si dhe studentët e Akademisë së Artit “Evolucion”, të cilët gjatë gjithë muajit kanë punuar punimet e tyre për të shënuar këtë ditë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori