Universiteti i Tetovës me disa ngjarje e ka shënuar 25-vjetorin e ligjëratave të para, që janë mbajtur në vitin 1994. Në UT u mbajt ceremoni solemne, me çka Nebi Dervishi mbajtur orë historike, ndërsa fjalim pati edhe Ibish Kadriu – dekan në fakultetin filozofik.
“Më 15 dhe 16 shkurt 1994 në fshatin Poroj dhe Reçicë e Madhe, në shtëpi private janë mbajtur ligjëratat e para. Në ato shtëpi janë formuar fakulteti për gjuhë shqipe, pedagogjia, për gjuhë angleze dhe historia. Në ligjëratat e para kanë marrë pjesë 29 studentë. Këto janë data historike në arsimin universitar në gjuhën shqipe”, tha profesori i historisë Nebi Dervishi.
Më herët kuadri mësimdhënës së bashku me rektorin Vullnet Ameti, e vizituan varrin e rektorit të parë Fadil Sulejmani, si dhe Muzeun e Universitetit në Poroj.
Në janar 2004 Universiteti i Tetovës u legalizua me miratimin e ligjit nga ana e Kuvendit të Maqedonisë, për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Mësimi në këtë universitet kryesisht është në gjuhën shqipe, por edhe në atë maqedonase dhe angleze./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251