LAJMI I FUNDIT:

Shenjat e horoskopit që asnjëherë nuk e dini se kur janë seriozë dhe kur bëjnë shaka

Shenjat e horoskopit që asnjëherë nuk e dini se kur janë seriozë dhe kur bëjnë shaka

Janë mjeshtër të sarkazmit, do t’ju turbullojnë mendjen në çast!

Reklama

Njerëzit që janë sarkastikë shpesh hasin në mendime të ndara. Ndërsa disa e konsiderojnë sarkazmin si karakteristikë të njerëzve inteligjentë dhe qeshin deri në lot me komentet e tyre, nuk është sekret se ka edhe nga ata që e përjetojnë negativisht.

Shpesh ngatërroheni me ta – nuk e dini kur janë, apo edhe nëse janë fare seriozë dhe njerëzit sarkastikë e shijojnë pikërisht këtë, transmeton Telegrafi.

Ja cilat janë shenjat në të cilat njerëzit e tillë lindin më shpesh:

Akrepi

Jo të gjithë mund ta kuptojnë sensin e tyre të humorit. Mund të përmbajë një konotacion mjaft më të thellë që nuk është qesharak për të tjerët, është i pazakontë dhe ndonjëherë i errët. Megjithatë, njerëzit që e kuptojnë këtë mënyrë argëtimi i adhurojnë Akrepat dhe qeshin me ta derisa të qajnë!

Ata janë shumë të fshehtë dhe e konsiderojnë sarkazmin një armë të fuqishme.Akrepat shpesh e dinë që e teprojnë dhe me një deklaratë sarkastike godasin aty ku dhemb më shumë.

Shigjetari

Shigjetari konsiderohet si një nga shenjat më të relaksuara të horoskopit. Ai është gjithmonë i gatshëm për një shaka, sidomos në llogari të tij, por shpesh e di që shkon shumë larg.

Shumica i konsiderojnë vërejtjet e tyre të mprehta për të kaluar kufirin e shijes së mirë, por ata kurrë nuk kanë qëllime të këqija. Vetëm se ndonjëherë nuk dinë të ndalojnë në kohë dhe u pëlqen të përdorin sarkazmin kur dikush i pengon.

Bricjapi

Bricjapi nuk duket si shakaxhi, por natyra e tij e ftohtë shpesh di të mashtrojë. Sarkazmin e shfaq më së shumti kur është i rrëmbyeshëm ose i zemëruar. Se a ju përgjigjet kaq “lehtë” nuk jeni aspak të sigurt nëse vërtet donte apo jo diçka të tillë…

Përveç kësaj, Bricjapi beson se duke shtuar ironinë në diskutim, mund ta qetësojë situatën, ndaj pikërisht për këtë i pëlqen të përdorë sarkazmin. /Telegrafi/


Në trend Stil

Më shumë
Tri zakone të çuditshme në Afrikë që praktikohen edhe sot: Pse tezja e nuses duhet ta kalojë natën me dhëndrin?

Tri zakone të çuditshme në Afrikë që praktikohen edhe sot: Pse tezja e nuses duhet ta kalojë natën me dhëndrin?

Lifestyle
Nuk do të shihni më miza të bezdisshme: Hiqni qafe duke përdorur vetëm një artikull ushqimor që e përdorni çdo ditë

Nuk do të shihni më miza të bezdisshme: Hiqni qafe duke përdorur vetëm një artikull ushqimor që e përdorni çdo ditë

Bëje vet
Shenjat e Zodiakut që përshtaten seksualisht më së shumti me njëra-tjetrën

Shenjat e Zodiakut që përshtaten seksualisht më së shumti me njëra-tjetrën

Lifestyle
Horoskopi për muajin qershor 2023

Horoskopi për muajin qershor 2023

Astrologji
Nëse dëshironi të hiqni qafe kërmijtë në kopsht, bëni kafe për ta

Nëse dëshironi të hiqni qafe kërmijtë në kopsht, bëni kafe për ta

Kopshtaria
Biondinat apo zeshkanet, cilat janë më të suksesshme në punë?

Biondinat apo zeshkanet, cilat janë më të suksesshme në punë?

Lifestyle
Kalo në kategori