Sipas ekspertëve të leximit të pëllëmbës (po, ekzistojnë), duart dhe vijat e pëllëmbës janë pasqyrat që ofrojnë një vështrim të thellë në të gjitha aspektet e jetës tuaj, përfshirë jetën e dashurisë

Ato tregojnë pikat më të forta dhe më të dobëta të personalitetit tuaj, si dhe preferencat dhe nevojat tuaja emocionale. Leximi i duarve mund të zbulojë shumë për marrëdhënien tuaj dhe partnerin ideal.


Ja pesë shenja të rëndësishme që mund të shihni në duar për të kuptuar sa e fortë është një marrëdhënie ku ndodheni:

Forma dhe elementet e përgjithshme të dorës

Disa lloje duarsh përputhen më mirë se të tjerat në marrëdhënie. Duar të ndryshme përfaqësojnë katër elementë: toka, ajri, uji dhe zjarri.

▪ Duart e tokës kanë gishta të shkurtër dhe një pëllëmbë katrore.
▪ Duart e zjarrit kanë gishta të shkurtër dhe një pëllëmbë drejtkëndore.
▪ Duart ajrore kanë gishta të gjatë dhe një pëllëmbë katrore.
▪ Duart e ujit kanë gishta të gjatë dhe një pëllëmbë drejtkëndore.

Disa elementë janë të pajtueshëm (toka - uji & zjarri - ajri) dhe të tjerë mund të krijojnë tensione të forta, duke sjellë konflikte të mundshme (toka - zjarri & uji - ajri), shkruan Your Tango.

Vija e zemrës e thyer

Linja e zemrës është shumë e rëndësishme për shëndetin emocional. Një hendek i thellë në këtë vijë mund të tregojë se personi ka kaluar dhimbje emocionale të thella, si humbja e një personi të dashur ose një ndarje. Kjo mund të sugjerojë se individi ka nevojë për kohë dhe kurim emocional para se të angazhohet në një marrëdhënie të re.

Unaza e Neptunit

Kjo shenjë ndodhet pranë qendrës së pëllëmbës dhe tregon lidhjen midis mendjes së vetëdijshme dhe pavetëdijshme. Nëse kjo unazë është e dukshme, mund të tregojë emocione të pazgjidhura që mund të ndikojnë në marrëdhënien tuaj, duke shkaktuar tensione ose përplasje.

Gishti i vogël i shtrembër

Gishti i vogël, i njohur edhe si gishti "Mërkuri", tregon besueshmërinë dhe ndershmërinë. Nëse gishti është i dobët ose shtrembër, mund të nënkuptojë që personi ka probleme me besimin, që mund të çojë në manipulime emocionale.

Gishti tregues i shkurtër ose i hollë

Gishti tregues, i njohur si "Jupiteri", është lidhur me vetëvlerësimin dhe pasigurinë. Nëse ky gishti është më i shkurtër ose më i ngushtë, mund të tregojë pasiguri dhe vështirësi për të parë veten për vlerat që ka, duke pasur një ndikim të mundshëm në marrëdhënie. /Telegrafi/